Kryeziu: Zgjedhjet e 9 shkurtit, shembull për Evropën Juglindore

Aktuale

Kryeziu: Zgjedhjet e 9 shkurtit, shembull për Evropën Juglindore

Më: 15 shkurt 2025 Në ora: 23:16
Ilustrim

Ish-nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, thotë se zgjedhjet që u mbajtën më 9 shkurt në Kosovë kanë dhënë shembull për Evropën Juglindore.

Ndërkohë, lidhur me vonesat që po shkaktohen për numërimin e votave, si dhe problemet në uebfaqen e KQZ-së, Kryeziu thotë se nuk duhen ta kenë karakterin politik, për shkak se procesi zgjedhor nuk do të ishte plotësisht i rregullt.

“Zgjedhjet në Republikën e Kosovës kanë dhënë shembull për Evropën Juglindore, respektivisht për Ballkanin Perëndimor. E kemi primarin për zgjedhje të mira, të lira e demokratike e gjithashtu të pranueshme nga subjektet politike. Këto problemet me softuerë më shumë më duken teknike, s’po dua me dyshua që kanë karakter politik, por mund të ndodhë edhe ajo. Përndryshe nëse kanë karakter politik nuk është i mirë, sepse e lëndon procesin zgjedhor, i cili ka qenë një prej procese më të mira në Evropën Juglindore”, tha ai në Tëvë1.

Ndërkaq, tha se KQZ-së duhet të jetë transparente dhe të tregojë efikasitet në mbarëvajtjen e procesit të numërimit të votave.

“Këto vonesa krijojnë pak recepsion, të cilat shfaqin dyshime se çka e pse po ndodhë. Nuk është mirë me u vonua, duhet me qenë më efikas”, tha ai

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat