Ish-diplomati, Tomorr Avdia, thotë se sa i përket të gjithë procesit zgjedhor brenda KQZ-së është “diçka që ka ngecë keq”.
Ai thotë se me problemet që u ballafaqua KQZ-ja mund të jenë bërë në mënyrë të qëllimshme, me prapavijë politike, ose ka pasur ndërhyrje nga jashtë.
“Arsyet teknike, janë teknike. Por, nuk ka justifikim në aspektin e organizimit, sepse KQZ-ja e i gjithë stafi i tij nuk është herë e parë që organizojnë një proces të zgjedhjeve. Duket që aty diçka ka ngecur keq ose në mënyrë të qëllimshme, ose ka pasur prapavijë politike, ose ka pasur ndërhyrje nga jashtë.
Tre argumente mund të jenë, sepse nuk ka justifikim që s’funksionojnë, s’janë të informuar me pajisjet, me forma, me modele, me mënyrën”, tha ai në emisionin “Këndi i Debati”.