Krasniqi: Mesazhi kryesor i Vuçiqit në mitingun në Mitrovicën e Sremit të analizohet me vëmendje, pasi mund të ketë implikime për Kosovën

Aktuale

Krasniqi: Mesazhi kryesor i Vuçiqit në mitingun në Mitrovicën e Sremit të analizohet me vëmendje, pasi mund të ketë implikime për Kosovën

Nga: A.SH Më: 16 shkurt 2025 Në ora: 07:42
Milazim Krasniqi

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka thënë se Aleksander Vuçiq në mitingun në Mitrovicën e Sremit, dërgoi mesazhe që duhet të analizohen mirë, pasi sipas tij mund të ketë implikime në Kosovë.

Ai shkruan se, linja e re, është se Vuçiqi shpalli se po kërkon të mbrohet nga revolucioni, i futur nën sqetullën e Trumpit, duke shtuar se ai jo vetëm se mund të mbijetojë politikisht por mund t’i rikthehet më fort zbatimit të projektit të “botës serbe.”

Postimi i plotë:

Mesazhi kryesor i Vuçiqit në mitingun në Mitrovicën e Sremit duhet të analizohet me vëmendje, pasi mund të ketë implikime për Kosovën. Fajin kryesor për “revolucionin e portokalltë” ia ia la USAID-it amerikan. Siç dihet administrata Tramp, USAID-in e ka shpall tashmë organizatë kriminale dhe po e mbyll. Pra, Vuçiqi kërkoi të futej nën sqetullën e Tampit. Në fjalim tha edhe këtë:”… Serbia do të ndryshojë dhe do të jetë më e fortë dhe do të jetë gjithnjë më e fuqishme. Edhe me ndryshimet në Amerikë, me ndryshimet në raportet ndërmjet Amerikës, Rusisë dhe Kinës.” Pra, kjo është linja e re, Vuçiqi shpalli se po kërkon të mbrohet nga revolucioni, i futur nën sqetullën e Trampit. Nëse Trampi ia pranon këtë lloj vasaliteti, (në akord me Putinin), Vuçiqi jo vetëm mund të mbijetojë politikisht por mund t’i rikthehet më fort zbatimit të projektit të “botës serbe.” Në një rast të tillë, nëse Kosova do të ketë një qeveri të refuzuar nga administrata Tramp, atëherë ne do të mund të gjendeshim përballë katastrofës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat