Serwer: Çdo koalicion që ka shumicën në parlament duhet të formojë qeverinë, Kurti ta bëjë me këdo

Aktuale

Serwer: Çdo koalicion që ka shumicën në parlament duhet të formojë qeverinë, Kurti ta bëjë me këdo

Më: 16 shkurt 2025 Në ora: 07:52
Daniel Serwer

Analisti dhe profesori amerikan, Daniel Serwer ka theksuar se çdo koalicion që arrin shumicën në parlament ka të drejtë dhe detyrë të formojë qeverinë.

Ai theksoi se ata që kërkojnë të kenë ndikim dhe fuqi në procesin e formimit të qeverisë, duhet të sigurojnë një pjesë të mjaftueshme të mbështetjes për ta realizuar këtë qëllim.

Serwer theksoi rëndësinë e krijimit të një qeverie të qëndrueshme, duke e lënë të hapur mundësinë për bashkëpunime të mundshme mes partive që arrijnë shumicën e nevojshme parlamentare.

“Çdo koalicion që ka shumicën në parlament duhet të formojë qeverinë dhe Kurti ta bëjë me këdo që dëshiron një pjesë fuqie të mjaftueshme”, tha Serwer për Blic.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat