Osmani diskuton me presidentin e Estonisë për partneritetin dypalësh dhe sfidat e përbashkëta në Konferencën e Sigurisë në Mynih

Aktuale

Osmani diskuton me presidentin e Estonisë për partneritetin dypalësh dhe sfidat e përbashkëta në Konferencën e Sigurisë në Mynih

Nga: A.SH Më: 16 shkurt 2025 Në ora: 09:28
Foto nga takimi

Në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me Presidentin e Estonisë, Alar Karis.

Ata knaë diskutuar për partneritetin dypalësh dhe sfidat e përbashkëta në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit.

Presidentja e Kosovës shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Estonia ka ofruar në rrugëtimin euroatlantik të Kosovës.

Postimi i Presidentes:

Me Presidentin e Estonisë, Alar Karis në Konferencën e Sigurisë në Mynih, diskutuam për partneritetin tonë dypalësh dhe për sfidat e përbashkëta në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit.

Mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme të Estonisë në rrugëtimin euroatlantik të Kosovës. 🇽🇰 🇪🇪

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat