Presidentja Osmani takoi delegacionin e senatorëve amerikanë

Aktuale

Presidentja Osmani takoi delegacionin e senatorëve amerikanë

Më: 16 shkurt 2025 Në ora: 11:55
Foto nga takimi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih të Gjermanisë takoi delegacionin e senatorëve amerikanë.

“Nga një vend që në vitin 1999 mori mbështetjen e tyre për liri e paqe, në një eksportuese të paqes dhe stabilitetit sot. Ky transformim nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e vazhdueshme të Senatit Amerikan.

Kënaqësi e veçantë të takoja delegacionin e senatorëve amerikan gjatë qëndrimit në Mynih. 

Sot, Kosova mbetet e përkushtuar për të thelluar edhe më tej këtë aleancë, duke ndërtuar mbi sukseset e përbashkëta dhe duke ecur përpara drejt sukseseve të reja”, ka shkruar Osmani në ‘Facebook”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat