“Shqiptarët po presin bashkimin gjithëshqiptar”, Ngjela befason me deklaratën për Kosovën e Shqipërinë

Aktuale

“Shqiptarët po presin bashkimin gjithëshqiptar”, Ngjela befason me deklaratën për Kosovën e Shqipërinë

Nga: A.M. Më: 16 shkurt 2025 Në ora: 12:02
Avokati shqiptar, Spartak Ngjela

Avokati shqiptar, Spartak Ngjela ka analizuar situatën e shteteve shqiptare, derisa komentoi situatën në Kosovë.

Ai tha se Kosova u zhvillua, sepse mbrojti të pacenuar gjuhën shqipe; dhe zhvilloi në rritje arsimin deri në universitetet e saj në Kosovë dhe në Maqedoninën e Veriut.

Megjithatë, Ngjela tha se ne shqiptarët ende nuk e kemi shkruar historinë tonë të shqiptarisë.

“Shqiptarët e Kosovës u brumosën shpirtërisht me dashurinë e Shqipërisë, dhe aty u mbështet patriotizmi, poezia, kënga dhe i gjithë shpirti shqiptar i Kosovës: me revolta, me sakrifica, me njerëz të mëdhenj që krijonin dritën e kombit që do të vinte; dhe pavarësia e Kosovës erdhi dhe vuajtjet e mëdha dhe sakrificat sublime të tyre tani janë historia me lavdi e vetë Kosovës.

Por...

Janë dy shtete shqiprarë sot në Gadushullin Ilirik, dhe koha nuk po e krijon dot frymën e bashkëpunimit panshqiptar.

Ende jo. (!)

Dhe askush nuk po e kupton”, shkroi ndër të tjera avokati Ngjela, përcjell “Bota sot”.

Shkrimi i plotë

Të gjithë patriotët dhe mendimtarët e mëdhenj shqiptarë: poetë, historianë, shkrimtarë, studiues kanë qenë të gjithë të shqetësuar, kur territori i Kosovës dhe Çamërisë mbetën jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë me pavarësinë e saj në vitin 1912.

Dhe koha eci.

Dhe Kosova u zhvillua, sepse mbrojti të pacenuar gjuhën shqipe; dhe zhvilloi në rritje arsimin deri në universitetet e saj në Kosovë dhe në Maqedoninën e Veriut.

Dhe koha krijoi njerëzit e mëdhrnj që luftuan në dy brezni; dhe viti 2008 u dha shqiptarëve të Dardanisë pavarësinë e Kosovës.

Por ende ne shqiptarët nuk e kemi shkruar historinë tonë të shqiptarisë.

Shqiptarët e Kosovës u brumosën shpirtërisht me dashurinë e Shqipërisë, dhe aty u mbështet patriotizmi, poezia, kënga dhe i gjithë shpirti shqiptar i Kosovës: me revolta, me sakrifica, me njerëz të mëdhenj që krijonin dritën e kombit që do të vinte; dhe pavarësia e Kosovës erdhi dhe vuajtjet e mëdha dhe sakrificat sublime të tyre tani janë historia me lavdi e vetë Kosovës.

Por...

Janë dy shtete shqiprarë sot në Gadushullin Ilirik, dhe koha nuk po e krijon dot frymën e bashkëpunimit panshqiptar.

Ende jo. (!)

Dhe askush nuk po e kupton.

Të gjithë analistët e mëdhenj që njohin historikisht zhvillimin e kombeve, ende nuk po mund ta kuptojnë se kush po i ndalon dy parlamentet e dy shteteve shqiprarë që nuk kanë krijuar ende gjuhën reale të bashkëpunimit panshqiptar. (!)

Dhe koha ikën.

Po vetë koha do ta quajë këtë kohë historike që po ecën ende në ndarje: ose paaftësi të dy kryeministrave dhe dy qeverive shqiptare, ose një prapambetje e mbetur peng tek ndërhyrja agjenturore e Serbisë, armikut më të madh shekullor të shqiptarisë.

Dhe koha ecën, dhe të dy shtetet shqiptare janë në zhvillim, por zhvillimi është i përveçëm dhe shqiptaria po e vuan.

Kurse Serbia paguan edhe në Prishtinë edhe në Tiranë. Por asgjë nuk do të arrijë dot.

Se koha e shqiptarisë të bashkuar do të vijë.

Sepse shkëndijat e mëdha të dritës patriotike janë duke shndritur në qiellin tonë të përbashkët shqiptar.

Por shqiptarët po presin bashkimin gjithëshqiptar.

Dhe koha do të vijë, pavarësisht se sot janë në krye dy qeveri të paafta kundrejt shqiptarisë.

Se koha na ka dhënë mësimin e madh ne shqiptarëve; kurse historia botërore mahnitet me historinë e shqiptarisë si: Iliri, Epir, Arbëri, Shqipëri, Kosovë.

Po ne ndërkohë, çfarë po bëjmë për Bashkimin historik të panshqiptarisë?

Deti tani po presim...

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat