Mbreti Charles uron Kosovën për 17-vjetorin e Pavarësisë

Aktuale

Mbreti Charles uron Kosovën për 17-vjetorin e Pavarësisë

Më: 16 shkurt 2025 Në ora: 13:24
Mbreti Charles

Mbreti i Anglisë, Charles, i ka dërguar një mesazh urimi presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për 17 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Në urimin, të cilin e ka publikuar Ambasada Britanike në Prishtinë, thuhet se Mbreti Charles është shumë i kënaqur për lidhjet kaq të forta dërmjet dyja vendeve dhe shprehet i bindur në forcimin e më tej të miqësisë mes Britanisë dhe Kosovës.

“Gruaja ime dhe unë kemi kënaqësinë t'i dërgojmë Shkëlqesisë suaj dhe popullit të Republikës së Kosovës urimet tona më të ngrohta me rastin e festës suaj kombëtare.Unë jam shumë i kënaqur që vendet tona ndajnë lidhje kaq të forta dhe unë presim të forcojmë më tej miqësinë tonë.

Është shpresa ime dhe ambicia ime e fortë që kombet tona të mund të bashkëpunojnë për të dhënë një ndikim pozitiv në ndryshimet klimatike dhe çështjet mjedisore, të cilat na prekin të gjithëve globalisht. Gruaja ime dhe unë kemi kënaqësi të madhe t'ju përcjellim urimet tona më të mira për ju dhe për të gjithë kosovarët në vitin e ardhshëm”, thuhet në urim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat