Edona Llalloshi deklarohet për herë të parë pas zgjedhjeve

Aktuale

Edona Llalloshi deklarohet për herë të parë pas zgjedhjeve

Më: 16 shkurt 2025 Në ora: 14:47
Edona Llalloshi

Këngëtarja Edona Llalloshi, e cila kandidoi për deputete nga Vetvendosja në zgjedhjet e 9 shkurtit ka reaguar për herë të parë pas zgjedhjeve.

Ajo i ka falënderuar të gjithë mbështetësit për përkrahjen.

“Duke e ndjerë thellë dashurinë dhe respektin, më lejoni që, me përulje dhe mirënjohje të thellë, të ju falënderoj secilin prej jush për mbështetjen që më keni dhënë gjatë gjithë fushatës e deri më sot.”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë/mbështetës.

Duke e ndjerë thellë dashurinë dhe respektin, më lejoni që, me përulje dhe mirënjohje të thellë, të ju falenderoj secilin prej jush për mbështetjen që më keni dhënë gjatë gjithë fushatës e deri më sot.

Ky rrugëtim, për mua ka qenë një përvojë unike. Secili takim dhe bisedë me qytetarët ishte një mundësi për të ndarë ide, për të krijuar lidhje dhe për të promovuar një vizion të përbashkët për të ardhmen. E ardhmja jonë është e ndritur.

E bekuar dhe krenare të jem në mesin e njerëzve të tillë!

E juaja,

EDONA

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat