​VV e PDK përplasen për një fletëvotim në Prishtinë

Aktuale

​VV e PDK përplasen për një fletëvotim në Prishtinë

Më: 16 shkurt 2025 Në ora: 15:53
Foto ilustrim

Incidentet vazhdojnë të ndodhin në Qendrën Komunale të Numërimit në Prishtinë, salla 1 Tetori, mes vëzhguesve të subjekteve të ndryshme politike.

Gjatë ditës së sotme një fletëvotim nxiti debate mes vëzhguesve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe atyre të Partisë Demokratike të Kosovës.

Në një fletëvotim vota ishte për VV-në, por në të njëjtën fushë votuesi kishte shkruar “ishalla fitoni, e meritoni”. Ky mbishkrim kishte zënë në fletëvotim edhe hapësirën e subjektit politik Nova Demokratska Stranka.

Vota e diskutueshme rezultoi se nuk bie ndesh me rregulloren e fletëvotimeve të pavlefshme.

Ky rast u krahasua me shembullin e pestë të shtojcës për fletëvotime të vlefshme. Po thuajse i njëjti rast ndodhi edhe dje ku një votues i LVV-së kishte shkruar “VVitija” në pjesën e subjektit politik Fjala.

KosovaPress sot mësoi se ajo votë është konsideruar si e vlefshme pas shqyrtimit nga Komisioni i Qendrës Komunale të Numërimit, pasi që shkronjat nuk kanë prekur as shkronjat e subjektit as katrorin e të njëjtëve. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat