Vazhdon numërimi i votave në Gjakovë, nisin hetimet për manipulim eventual

Aktuale

Vazhdon numërimi i votave në Gjakovë, nisin hetimet për manipulim eventual

Më: 16 shkurt 2025 Në ora: 16:30
Foto ilustrim

Pas dyshimeve për manipulim të mundshëm të votave në Qendrën e Votimit 0207, përkatësisht në shkollën “Zekeria Rexha” në Gjakovë , të shtunën kanë nisur hetimet e para nga Prokuroria, me ç’rast në prani të Policisë së Kosovës edhe janë hapur kutitë e dyshuara.

Rastin e ka konfirmuar dje prokuroria e Gjakovës mirëpo pa dhënë detaje të hollësishme. Sipas Prokurorisë Themelore në Gjakovë tashmë është autorizuar Policia e Kosovës për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore.

Në njoftimin e prokurorisë thuhet: “Prokuroria Themelore Gjakovë, lidhur me një rast të ditës së zgjedhjeve, ju njoftojmë se ka autorizuar Policinë e Kosovës, për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve lidhur me këtë rast”.

Mirëpo në anën tjetër Policia e Kosovës akoma nuk ka dhënë detaje, duke shtuar se është vetëm prokuroria ajo që duhet të prononcohet për këtë rast.

“Me autorizim të Prokurorit të Shtetit janë duke u ndërmarrë veprime hetimore të cilat ndërlidhen me procesin zgjedhor në Gjakovë. Për detaje, ju lutem të kontaktoni Prokurorinë Themelore në Gjakovë”, bënë të ditur Policia Rajonale e Gjakovës.

Përndryshe, procesi i numërimit në Gjakovë ka vazhduar edhe gjatë ditës së sotme. Sipas përfaqësuesit të KKZ në këtë komunë,  Armir Rexhaj,  deri në ora 16.00 janë numërur 84 kuti votimi nga gjithsej 145 vendvotime.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat