Kurti dhe bashkëshortja e tij vendosin lule në kujtim të viktimave të sulmit tragjik në Mynih

Aktuale

Kurti dhe bashkëshortja e tij vendosin lule në kujtim të viktimave të sulmit tragjik në Mynih

Më: 16 shkurt 2025 Në ora: 19:42
Albin Kurti së bashku me gruan e tij

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me gruan e tij kanë vendosur lule tek vendi ku ndodhi sulmi me veturë në Mynih të Gjermanisë dhe humbi jetën një grua me fëmijën e saj.

Ai përmes një postimi në X tha se janë thellësisht të tronditur nga kjo ngjarje tragjike.

“Jemi thellësisht të tronditur nga ngjarjet tragjike në Mynih, ku një grua dhe fëmija i saj i vogël humbën jetën dhe të tjerët ende po luftojnë me plagët e tyre”.

“Në emër të popullit të Kosovës, unë dhe gruaja ime Rita vizituam sot vendin për të vendosur lule në kujtim të viktimave.

Mendimet tona janë me familjet e tyre, popullin gjerman dhe të gjithë të prekurit nga ky akt dhune”, ka shkruar tutje Kurti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat