Qaush Balaj, aktivist i LDK’së, ka vdekur sot.
Lajmin e ka bërë të ditur Hykmete Bajrami e LDK’së, duke kujtuar funksionet e Balajt si zëvendësministër dhe udhëheqës i Kuvendit Komunal në Komunën e Istogut.
“Sot na paska lënë edhe një aktivist tjetër i LDK-së, Qaush Balaj.
Qaushin e kam njohur nga afër gjatë kohës sa ka qenë zëvendësministër (2015-2017) si njeri të ndershëm dhe profesionist. Që nga ajo kohë, e kam konsideruar mik. Ai ka shërbyer me përkushtim si mësimdhënës, drejtor shkolle, zv. minister dhe përfaqësues i qytetarëve në Kuvendin Komunal të Istogut.
Të gjithë ne që e njohëm do ta kujtojmë gjithmonë si një njeri të mirë dhe mik të çmuar. Ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë atyre që e njohën”, ka shkruar Bajrami.