Në vazhdimësi është përfolur për një krisje në marrëdhënien e tyre, por sa herë që ndodhen në të konferenca apo evente, Edi Rama dhe Albin Kurti nuk e shmangin njëri-tjetrin dhe madje pozojnë së bashku.
Kjo fundjavë i gjeti dy kryeministrat, atë të Shqipërisë dhe Kosovës, në Mynih, aty ku morën pjesë në Konferencën e Sigurisë, duke diskutuar në panele të ndryshme dhe duke zhvilluar takime të nivelit të lartë.
Në Mynih, Rama dhe Kurti janë takuar edhe me njëri-tjetrin, siç tregojnë disa foto në albumin fotografik të kësaj ngjarjeje, që shefi i qeverisë në Tiranë, ka publikuar në rrjetin social Facebook.

Fotoja ku Rama dhe Kurti shfaqen të buzëqeshur dhe me dorën hedhur mbi shpatullat e njëri-tjetrit e hap albumin në fjalë.
Në një tjetër foto Rama dhe Kurti shfaqen duke biseduar, teksa së bashku me ta ndodhen edhe dy ministrat e Mbrojtjes, Pirro Vengu i Shqipërisë dhe Ejup Maqedonci i Kosovës.