Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka bërë të ditur se po punohet për lirimin sa më parë të shtetasit nga Kosova, Bajram Emini, i cili u arrestua ditë më parë nga policia kufitare, pas një kërkese të lëshuar nga Interpoli i Serbisë.
Mexhiti ka njoftuar se kosovari i arrestuar nuk ka qenë pjesëtar i UÇK-së dhe se në periudhën e luftës as nuk ka qenë në Kosovë, por ka qenë në Gjermani. Në te njëjtën kohë po punohet që në mënyrë sistemore të zgjidhet kjo çështje, siç e kanë zgjidhur shumë shtete të BE-së, ka theksuar Mexhiti.
Edhe Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar në lidhje me arrestimin e 55-vjeçarit nga Ferizaji, Emin Bajrami.
Nga kjo parti përmes një deklarate me shkrim, kanë thënë se ky akt është i papranueshëm dhe kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të Bajramit.