Kurti tregon se ҫfarë bisedoi në Gjermani me zyrtarët politikë, por nuk e përmendi Edi Ramën

Aktuale

Kurti tregon se ҫfarë bisedoi në Gjermani me zyrtarët politikë, por nuk e përmendi Edi Ramën

Nga: H.O. Më: 16 shkurt 2025 Në ora: 21:45
Albin Kurti/ Michael Fenzen

Kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti në një postim në Facebook ka përshkruar takimet e mbajtura në Gjermani për gjat tri ditëve.

Ai shkruan se gjatë këtyre takimeve, kryefjala ishte siguria.

Kurti shkruan se me gjeneralin amerikan, Michael Fenzen theksoi gatishmërinë e përfshirjes së Kosovës në nisma globale të udhëhequra e të koordinuara nga SHBA, me Kryeministren e Islandës, Kristrún Frostadóttir diskutoi për përfitimet e dyanshme nga Marrëveshja për Tregti të Lirë e Kosovës, si dhe biseda të tjera me zyrtarë tjerë ndërkombëtarë.

Ai përmes fotove ka treguar se ka takuar edhe Kryeministrin shqiptar, Edi Rama, mirëpo nuk ka përmendur se ҫfarë kanë diskutuar mes vete.

Image
Albin Kurti/ Edi Rama

Postimi i plotë:

Tre ditë takime, biseda, shkëmbime e vrojtime në edicionin e 61-të të Konferencës së Sigurisë në Mynih. Siguria ishte kryefjala, madje edhe kur nuk përmendej.

Me Gjenerallejtënantin amerikan Michael Fenzen theksuam gatishmërinë e përfshirjes së Kosovës në nisma globale të udhëhequra e të koordinuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Me Kryeministren e Islandës, Kristrún Frostadóttir diskutuam për përfitimet e dyanshme nga Marrëveshja për Tregti të Lirë e Kosovës me shtetet anëtare të EFTA-s, të cilën e nënshkruam në janar.

Me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan folëm për marrëdhënie bilaterale të forta dhe bashkëpunimin e afërt, veçanërisht në fushën e mbrojtjes.

Me ministrin e Mbrojtjes së Kroacisë, Ivan Anušić shqyrtuam mundësi të reja të partneritetit në mbrojtje dhe veçanërisht bashkëpunim në fushën e industrisë ushtarake.

Ndërkaq në takim me ministrin e Financave të Gjermanisë, Jörg Kukies veçuam rëndësinë e shtimit të shkëmbimeve tregtare dhe investimeve të huaja direkte nga Gjermania krahas marrëdhënieve të forta bilaterale në siguri e mbrojtje.

Bashkëbisedime patëm edhe me emisarin e ri të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sørensen, Kryetaren e Grupit të Miqësisë Kosovë-Finlandë në parlamentin finlandez, Tytti Tuppurainen dhe Drejtorin Ekzekutiv të Komitetit Amerikano-Hebraik, Ted Deutch. E ndërmjet takimeve, patëm edhe më shumë diskutime e shkëmbime me liderë të tjerë e miq të shumtë në hollet e Hotelit Bayerischer Hof, në darkën e shtruar nga Kancelaria e shtetit të Bavarisë, drekën e shtruar për Ukrainën, tryezën e diskutimit për taktikat hibride ruse në Evropë e drekën e punës të organizuar nga Këshilli Atlantik

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat