Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka uruar 17-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.
Përmes një postimi në Facebook, ShSKUK shprehu urimet më të përzemërta për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.
“Gjatë këtyre viteve, Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm drejt zhvillimit dhe përparimit.
Duke ju uruar shëndet dhe mirëqenie më të mirë, gëzuar dita pavarësisë!”, thuhet tutje në mesazhin e urimit të ShSKUK-së.