​Deputetja britanike uron Kosovën në 17 vjetorin e pavarësisë

Aktuale

​Deputetja britanike uron Kosovën në 17 vjetorin e pavarësisë

Më: 17 shkurt 2025 Në ora: 08:12
Deputetja britanike Alicia Kearns dhe Vjosa Osmani

Deputetja britanike Alicia Kearns, ka uruar Kosovën me rastin e 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Kearns ka përcjellur urimet më të ngrohta ndaj popullit të Kosovës.

"Urimet e mia më të ngrohta dhe më të mira popullit dhe vendit të Kosovës me rastin e 17 vjetorit të pavarësisë presidentes Vjosa Osmani.

Një vend krenar dhe bujar, gatishmëria juaj për të qëndruar pranë aleatëve tuaj ka qenë e përzemërt dhe e sinqertë. Një fener demokracie në një lagje të vështirë", ka shkruar ajo në rrjetin social X.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat