Në 17 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me presidenten, Vjosa Osmani dhe me kabinetin qeveritar kanë bërë nderime pranë Monumentit të të Pagjeturve dhe Memoriali i Fëmijëve të vrarë.
Paraprakisht Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhje festive.
Ndërsa, për shënimin e ditëlindjes së 17 të shtetit të Kosovës ekzekutivi ka organizuar një sërë aktivitetesh përfshirë homazhe e ngjarje kulturore.
17 vite më parë, saktësisht në ora 15:39 në një seancë të Kuvendit të Kosovës u bë shpallja e pavarësisë së Kosovës.
Në seancën historike morën pjesë 109 deputetë, nga 120 sosh, të cilët e nënshkruan edhe Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.
Në këtë seancë nuk ishin të pranishëm deputetët serb.
Shpallja e pavarësisë së Kosovës u bë nga kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi.
Deri tani shtetësinë e Kosovës e kanë njohur 117 shtete të botës, derisa Qiproja, Greqia, Sllovakia, Rumania dhe Spanja vazhdojnë të mos e njohin.
17 vjetori i pavarësisë Kosovën e gjen nën sanksione të Bashkimit Evropian.