Pas Rugovës krerët e shtetit bëjnë homazhe te Demaçi

Aktuale

Pas Rugovës krerët e shtetit bëjnë homazhe te Demaçi

Më: 17 shkurt 2025 Në ora: 09:26
Albin Kurti

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti, kanë bërë sot homazhe tek varri i veprimtarit të madh të çështjes kombëtare Adem Demaçi.

Osmani dhe Kurti, kështu nderuan vepren e Demaçit në shërbim të atdheut.

Sot, Kosova shënon 17 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.

Më herët, e para e shtetit dhe shefi i ekzekutivit, bënë homazhe edhe te varri i presidentit Ibrahim Rugova.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat