​Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj në vizitë dy ditore në Kosovë

Aktuale

​Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj në vizitë dy ditore në Kosovë

Më: 17 shkurt 2025 Në ora: 10:22
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj më datë 17-18 shkurt do të qëndrojë për vizitë në Kosovë së bashku me një delegacion shoqërues për nder të 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Policia e Kosovës, ka bërë me dije se do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit shtetëror në Kosovë.

“Gjithashtu me rastin e shënimit Ditës së Pavarësisë, aktiviteteve në shesh dhe vizitave të personaliteteve të ndryshme në Republikën e Kosovës, për të mundësuar qarkullim të lirë sipas itinerarit si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore) të disa segmenteve rrugore dhe në afërsi të objekteve shtetërore, ku do të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj kërkojmë mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, thuhet në njoftim të policisë.

Derisa përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Begaj ka uruar Ditën e Pavarësisë së Kosovës.

“Nderim përjetë mijëra burrave dhe grave që sakrifikuan për lirinë e pavarësinë! Faleminderit të gjithë miqve e aleatëve tanë që janë krah teje”, ka shkruar ai. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat