Ish-presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, ka uruar 17 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Sejdiu tha se vendi ka arritur të përmbushë ambicien për shtet të lirë.
“Kosova është një përmbushje e ambicieve, e dashurisë apo vullnetit për të mbërrite për t’u demonstruar si shtet i lirë”.
Ai ka kërkuar kujdes të shtuar në raport me qëndrimet shtetërore ndaj arenës ndërkombëtare.
“Në dialog të reflektojë interesi i cili kapërcen kufijtë partiak. Nëse një elitë politike kornizohet me kufijtë partiak, është e rrezikshme nëse lihet pjesa tjetër anash, jo për vota por për çështje zhvillimi”, tha ai.
Fatmir Sejdiu, më 17 shkurt të 2008-tës kur u shpall pavarësia ka qenë president i Kosovës.