Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka bërë homazhe në Prekaz në shënimin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Pas homazheve, Haradinaj i uroi të gjithë shqiptarët për këtë ditë historike, teksa urim të veçantë u bëri edhe aleatëve të Kosovës, ku theksoi se ‘edhe ata kanë hise në Pavarësinë tonë’.
“Nderojmë komandantin legjendar, Adem Jasharin, familjen Jashari, dhe me këtë nderojmë të gjithë të rënët për liri, të gjithë brezave të kombit tonë shqiptar, njëkohësisht nga zemra iu uroj shqiptarët kudo që janë, por edhe të gjithë qytetarëve të Kosovës, Pavarësinë e Kosovës. Njëkohësisht ia uroj edhe aleatëve tanë të sigurisë, urime, sepse ata kanë pjesë, hise në Pavarësisë tonë”, tha Haradinaj.
Tutje, ai thotë se duhet të rreshtohen për të ruajtur pavarësinë dhe lirinë e vendit, e nëse ka gabime në rreshtim, ai shton se rrezikohen themelet e shtetit.
“Duhet të jemi të rreshtuar që ta ruajmë lirinë e pavarësinë, gabimet në rreshtim janë rrezik edhe për themelet e shtetit tonë”.