Bislimi udhëton për në Varshavë, merr pjesë në takimin për çështje të BE-së

Aktuale

Bislimi udhëton për në Varshavë, merr pjesë në takimin për çështje të BE-së

Më: 17 shkurt 2025 Në ora: 11:34
Besnik Bislimi

Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi ka udhëtuar në Varshavë të Polonisë.

Atje ai është ftuar nga Ministri për Çështje të Bashkimit Evropian të Polonisë, Adam Szłapka, ku do të marrë pjesë bashkë me homologë në takimet dhe diskutimet të organizuara në kuadër të "Takimeve Informale të Ministrave për Çështje të Bashkimit Evropian".

“Në margjina të kësaj ngjarjeje dy ditore të organizuar nga Presidenca polake e Këshillit të BE-së, zëvendëskryeministri Bislimi do të ketë edhe një sërë takimesh bilaterale me shtete aleate, mike e partnere”, thuhet në njoftimin për media.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat