“Kosova shpalli pavarësinë, ne e njohëm”, si e dha George Bush lajmin për shtetin e ri?

Aktuale

“Kosova shpalli pavarësinë, ne e njohëm”, si e dha George Bush lajmin për shtetin e ri?

Më: 17 shkurt 2025 Në ora: 11:51
George Bush

Më 17 shkurt 2008, Kosova shpalli pavarësinë e saj.

Ndër shtetet e para që e njohën Kosovën, ishin padyshim Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

E për shpalljen e Pavarësisë, në një konferencë për media kishte folur edhe presidenti i atëhershëm i ShBA-së, George Bush.

“Mirëmëngjesi. Të dielën, populli i Kosovës shpalli pavarësinë e tij. Ata i kanë kërkuar Shteteve të Bashkuara njohjen diplomatike. Dhe dje, Shtetet e Bashkuara e njohën zyrtarisht Kosovën si një shtet sovran dhe të pavarur”, kishte deklaruar ai.

Bush para gazetarëve tha se Kosova do të përkushtohej ndaj standardeve më të larta të lirisë dhe do të njihet plotësisht nga SHBA-ja.

“Në deklaratën e saj të pavarësisë, Kosova u angazhua për standardet më të larta të demokracisë, përfshirë lirinë, tolerancën dhe drejtësinë për qytetarët e të gjitha grupeve etnike. Këto janë parime që nderojnë dinjitetin njerëzor. Janë vlera që Amerika i kërkon te një mik. Dhe së shpejti, ne do të vendosim marrëdhënie të plota diplomatike me shtetin e ri të Kosovës”, u shpreh Bush.

Ai u pyet se nëse kjo ishte “provokim” ndaj presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

Ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë u kundërpërgjigj se historia do ta dëshmojë se kjo është lëvizja e saktë për të sjellë paqe në Ballkan.

“Në fakt, ne kemi punuar shumë ngushtë me rusët, ashtu siç kemi bërë me europianët dhe me kombe të tjera për pavarësinë e Kosovës, sepse ne besojmë se është gjëja e duhur për t’u bërë. Ka një mosmarrëveshje, por ne besojmë, ashtu si shumë vende të tjera, se historia do ta provojë këtë si një lëvizje të saktë për të sjellë paqe në Ballkan. Kjo strategji ka ardhur prej kohësh”, theksoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat