FSK dhe Policia e Kosovës nisin ceremoninë e parakalimit në nder të 17-vjetorit të Pavarësisë

Aktuale

FSK dhe Policia e Kosovës nisin ceremoninë e parakalimit në nder të 17-vjetorit të Pavarësisë

Më: 17 shkurt 2025 Në ora: 12:03 Përditësuar në ora: 12:51 më 17.02.2025
Policia e Kosovës

​Kurti: Republika e Kosovës rezultat i luftës së UÇK-së dhe mbështetjes së aleatëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Republika e Kosovës është rezultat i dëshmorëve dhe martirëve që dhanë jetën për liri të vendit.

Kurti tha se Republika e Kosovës është rezultat i luftës së UÇK-së, rezistencës paqësorë të Rugovës, si dhe mbështetjen e aleatëve.

Kurti në manifestimin kryesor të shënimit të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, përmendi edhe udhëheqësit e vendit në kohën kur është shpallur pavarësia, ish presidentin Fatmir Sejdiu, ish kryekuvendarin, Jakup Krasniqi dhe ish-kryeministrin, Hashim Thaçi.

Ndërkohë, po mbahet parakalimi i kuadrateve të FSK-së dhe Policisë së Kosovës, për nder të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

FSK dhe Policia e Kosovës nisin ceremoninë e parakalimit në nder të 17-vjetorit të Pavarësisë

Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Policia e Kosovës kanë nisur ceremoninë e parakalimit të tyre përgjatë sheshit “George Bush” në Prishtinë.

Kjo për nderë të shënimit të 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Të pranishëm në këtë ngjarje pos krerëve shtetërore, janë edhe mijëra qytetarët.

Ishte presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ajo që dha urdhrin për nisjen e këtij parakalimi.

Osmani: Sot qëndrojmë këtu se rezistuam, nuk u përkulëm kurrë para dhunës, padrejtësisë dhe mizorive

Presidentja Vjosa Osmani, ka uruar edhe një herë 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Pak para nisjes së ceremonisë së parakalimit të FSK-së dhe Policisë së Kosovës, e para e vendit tha se Kosova qëndron këtu ku është sot, vetëm se nuk u dorëzua, rezistoi e luftoi pa u përkulur përballë dhunës, padrejtësisë e mizorive.

“Të dashur qytetarë të Kosovës, urime 17-vjetori i Pavarësisë. Ne jemi këtu sepse qëndruam dhe rezistuam. Ne jemi sot këtu sepse luftuam, sepse sakrifikuam, sepse nuk u përkulëm kurrë para dhunës, para padrejtësisë dhe para mizorive. Ne jemi këtu sot sepse ia dolëm të ringritemi, ta ndërtojmë dhe ta forcojmë shtetin tonë. E falë Ushtrisë e Policisë së Kosovës, arritëm ta mbrojmë çdo pëllëmbë të shtetit tonë”, tha Osmani.

Ajo përmend edhe ish-presidentin Ibrahim Rugova si Atin Themeltar të Pavarësisë, teksa shtoi se sot qëndrojnë krenarë flamurit kombëtar, nën qiellin flamurit tonë të dashur.

“Në këtë ditë të madhe të historisë sonë, në këtë 17-vjetor të Pavarësisë së Republikës, qëndrojmë krenarë para flamurit tonë të dashur, nën qiellin e lirë të atdheut tonë për ta nderuar rrugëtimin e lavdishëm të kombit tonë drejt lirisë, sovranitetit dhe shtetësisë së plotë”, tha Osmani.

“Në themelet e Republikës sonë qëndron një rrugëtim i gjatë, një rrugëtim që nisi me vizionin e arkitektit të Pavarësisë sonë, Atit Themeltar të Republikës, presidentit historik, doktor Ibrahim Rugova”.

Ushtria me mjetet e blinduara: Përgatitjet e fundit për parakalimin e Ushtrisë dhe Policisë

Tashmë kanë filluar përgatitjet për ceremoninë e parakalimit të FSK-së dhe Policisë së Kosovës, që prite të nis në ora 12:00.

Parakalimi i ushtarëve të FSK-së do të bëhet me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë.

Kujtojmë, se sot Kosova po feston 17 vjetorin e shtetësissë së saj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat