Agim Veliu ka uruar Ditën e Pavarësisë së Kosovës.
Ai ka thënë se “17 shkurti i vitit 2008 është një datë historike që simbolizon sakrificën, guximin dhe vendosmërinë e popullit tonë që Kosova të jetë e lirë dhe e pavarur”.
Postimi i plotë:
Gëzuar 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës!
17 shkurti i vitit 2008 është një datë historike që simbolizon sakrificën, guximin dhe vendosmërinë e popullit tonë që Kosova të jetë e lirë dhe e pavarur.
Në këtë ditë të veçantë kujtojmë kontribuesin e madh, atin themeltar të shtetit të pavarur e demokratik të Kosovës, presidentin e saj historik Dr.Ibrahim Rugova.
Kujtojmë kontributin e tij në afirmimin e shtetit të Kosovës dhe krijimin e miqësisë dhe aleancave me vendet perëndimore, veçmas me Amerikën.
Kujtojmë porosinë e madhe të Rugovës: Shtëpia nuk mbahet pa miq!
Ta ruajmë Kosovën! T'i ruajmë miqtë dhe aleatët tanë!
Zoti e bekoftë Kosovën! 🇽🇰