​Lansohet projekti “Zërat e Lirisë: Gratë e UÇK-së rrëfejnë”

Aktuale

​Lansohet projekti “Zërat e Lirisë: Gratë e UÇK-së rrëfejnë”

Më: 17 shkurt 2025 Në ora: 13:55
​Lansohet projekti “Zërat e Lirisë: Gratë e UÇK-së rrëfejnë”

Përshëndetja e fundit e djalit të saj ishte e thjeshtë, por fjala e tij mbeti e pathënë për nënën që e mbajti përjetësisht në zemër. "A jam unë më i miri?" ishte pyetja që Sefedin Vitija, e shtriu në heshtje, duke kërkuar një fjalë miratimi nga ajo që e kishte dashur më shumë se kushdo tjetër në botë. Por, ky moment do të bëhej kujtimi më i dhimbshëm, një shenjë e dashurisë dhe e sakrificës së papërshkrueshme që ai do të bëjë për atdheun.

Kështu rrëfen, Zymrije Vitija, nënë e djalit dëshmor, e cila, kujton fjalët e fundit që kishte shkëmbyer me të birin para se të dilte nga shtëpia.

Në projektin i cili është lansuar sot “Zërat e Lirisë: Gratë e UÇK-së rrëfejnë” që sjell rrëfimet e katër grave të UÇK-së nga rajoni i Prishtinës, është vlerësuar lartë kontributi i tyre për liri e shtet ndërtim.

Ndonëse, shumë fjalë i kanë mbetur të ngulitura në zemër, ajo ndjehet krenare që djali saj ka dhënë jetën për lirinë të cilën sot gëzon populli i Kosovës.

Vitija: Djali ishte në shtëpi dhe u përshëndet me neve, dhe me vullnet ka dalë prej derës

“Të shtunën ishte në shtëpi, u përshëndet me neve, djali madh i ka thënë, rri se po shkoj unë, derisa ky ua ktheu, e ku është me shku shehid dhe ka dalë...Më kanë mbet shumë brenga, se kur ka ardhë dhe më tha nënë ulu këtu, tha nenë më trego drejt diçka, a jam unë ma i miri, thash tregomë djali jem cilin e kam të keq, gjithë jeni të mirë, dhe insistoi sërish a jam më i mirë? T’i them këtij je më i miri thosha me vete po me hidhërohen të tjerët. Qaty e kam brengë nëse i kam thënë po ose jo, ajo mend mbahet”, rrëfen Vitija.

Në anën tjetër, edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparm Rama, u shpreh se përmes këtyre rrëfimeve synohet të dëshmohet forca, vendosmëria dhe trimëria e këtyre grave, luftëtarë të UÇK-së, të cilat siç tha ai, “me armë në dorë dhe me çdo zotësi që kishin u angazhuan për lirinë e Kosovës”.

Ndërsa, është zotuar se gjatë gjithë vitit përmes aktiviteteve të ndryshme do të nderojnë kontributin e grave të luftës.

Rama: Gjatë gjithë këtij viti do të nderojmë kontributin e grave të luftës

“Lufta nuk u bë vetëm në frontin e betejës por edhe në çdo hapësirë kërkohej guximi, dhe vendosmëria për t’i bë ballë, këto gra nuk ishin thjesht mbështetje e luftës, ishin vet lufta për liri në çdo detyrë tjetër që e qoj përpara idealin e lirisë. Historia nuk është vetëm ajo që shkruhet në libra, por edhe ajo që është jetuar dhe përjetuar nga secila prej këtyre heroinave të gjalla të kobit tonë. Histori janë edhe qëndresa e tyre, plagët e tyre, humbjet e më të dashurëve dhe fitoret e tyre. Ato u ngirten mbi friken për t’i dalë zot atdheut, duke dëshmuar se në UCK lufta nuk njohu gjini, vetëm guximin, dhe atdhedashurinë. Në këtë frymë, si institucion jemi të vendosur që ky përvjetor të mos jetë thjesht një moment kujtese, por angazhim i përhershëm. Prandaj, gjatë gjithë këtij viti, përmes projekteve, ekspozitave dhe aktiviteteve të ndryshme do të nderojmë kontributin e grave të luftës. Kontributin e grave të luftës tonë çlirimtare. Sepse, besojmë se sakrifica dhe heroizmi i tyre nuk mund të t’kurren vetëm ne një përkujtim të vetëm, meritojnë të jenë në qendër t vëmendjes të historisë tonë”, ka thënë Rama.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat