Izraeli uron 17-vjetorin e Pavarësisë e Kosovës

Aktuale

Izraeli uron 17-vjetorin e Pavarësisë e Kosovës

Më: 17 shkurt 2025 Në ora: 13:58
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Jashte të Izraelit ka uruar 17-vjetorin e Pavarësisë e Kosovës.

MPJ e Izraelit ka uruar Kosovën në gjuhën shqipe.

Dy shtetet zyrtarizuan marrëdhëniet diplomatike në shkurt të vitit 2021.

Atyre iu parapriu ajo që njihet si Marrëveshja e Uashingtonit, të cilën Kosova dhe Serbia e nënshkruan më 4 shtator të vitit 2020, me qëllim normalizimin e marrëdhënieve ekonomike.

Kosova hapi ambasadën e saj në Jerusalem në korrik të vitit 2021, në këmbim të njohjes së pavarësisë së saj nga Izraeli.

Izraeli është vendi i fundit që e njohu pavarësinë e Kosovës.

Ndryshe Izraeli i ka hequr vizat për qytetarët e Kosovës, duke u bërë kështu shteti i 50-të që mundëson lëvizje të lirë për kosovarët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat