Flamuri i Kosovës është ngrehur mbrapsht në ceremoninë shtetërore me rastin e shënimit të 17-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Në këtë ceremoni të pranishëm ishin presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.
Flamuri i Kosovës që u ngreh nga ushtarët e FSK-së ishte vendosur mbrapsht.
Në pamje shihet harta në qendër të flamurit, e cila është në anën e kundërt.