Ish-deputeti i Kuvvnedit të Kosovës në kohën kur u shpallë pavarësia, Driton Tali i ka reaguar Arsim Bajramit, i cili ka dhënë disa arsye pse Kosova e ka shpallë pavarësinë në ditën e diel.
Sipas Talit, deklarimi i Bajramit është broçkull, duke thënë se ato që i ka thënë janë argumete palidhje.
Postimi i plotë:
Qe këta të mençmit e ktynehereshit!?
Dr Arsim Bajrami: E kemi shpall pavarësinë të dielën, një ditë pushimi, ky ka qenë një hap i kujdesshëm për të shmangur mundësinë e ndonjë ndërhyrje nga Serbia, si dhe për të parandaluar ndonjë rezolutë të mundshme nga një nga pesë shtetet anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që mund të sillte një mbledhje urgjente kundër pavarësisë.
Përsëri e paska përsëritë doktoRRi - njëri nga ma të mençmit e Hashimit - këtë broçkull.
Më kujtohet, edhe disa tjerëve të PDK'es e LDK'es, në Kuvend (të mençëm edhe ata si Arsimi - aMkademika), ju pata thënë: mos e pëdrorni këtë si argument para t'hujve se ju marrin për budallë sepse OKB punon edhe të dieleve! Nuk ka pushim, sa herë që të jetë nevoja mblidhet edhe Këshilli i Sigurimit pa marrë parasysh kohën apo ditën.
Mirë që u marrë vendimi për të dielen për shumë arsye tjera, edhe më praktike, por mos kçyrni m'u bo edhe ma interesant (mos xhironi filma) me argumente pa lidhje.