Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka uruar 17-vjetorin e Pavarësisë.
Konjufca ka thënë se Pavarësia e Kosovës u arrit me shumë mund, përpjekje e sakrifica të popullit shqiptar.
Ai u shpreh se shteti i Kosovës, ka në themel gjakun e dëshmorëve.
“Populli i Kosovës do të jetë përherë mirënjohës ndaj miqve dhe aleatëve në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet evropiane që përkrahën çlirimin e Kosovës dhe ndërtimin e shtetit tonë të pavarur dhe sovran”, tha ai.
“Pa ndihmën e tyre kjo rrugë do të ishte më e gjatë dhe më e vështirë. Prandaj sot në këtë ditë feste e gëzimi, reflektojmë mbi këtë histori lirie e dinjiteti, të përkushtuar në rrugën tonë për sovranitet, demokraci e integrim në botën euro-atlantike. Rroftë Republika e Kosovës. Gëzuar!”, u shpreh Konjufca.
Kreu i Kuvendit sot nuk u pa në asnjë aktivitet për shënimin e 17-vjetorit të shtetësisë.
Klankosova.tv ka pyetur lidhur me arsyen e mospjesëmarrjes së Konjufcës, por deri tani nuk ka marrë asnjë përgjigje.