Pavarësia, numër i vogël i qytetarëve në koncertin festiv në kryeqytet

Aktuale

Pavarësia, numër i vogël i qytetarëve në koncertin festiv në kryeqytet

Më: 17 shkurt 2025 Në ora: 15:39
Foto nga vendi i ngjarjes

Kosova sot shënon 17-vjetorin e pavarësisë, organizimi festiv në sheshin e kryeqytetit, e organizuar nga Komuna e Prishtinës, është përcjellë nga një numër i vogël i qytetarëve, e shkaku besohet se është moti i ftohët që po mbretëron.

Ndërsa, disa prej qytetarëve të cilët po e përcjellin këtë koncert, u shprehën se Komuna e Prishtinës, ka mundur të organizojë një koncert më të madh e më të mirë.

Qytetarja, Anela Zejnullahi u shpreh për KosovaPress se komuna është dashur të bëjë një organizim më të madh, të ftojë asamble të vendeve të ndryshme, e jo vetëm të Kosovës dhe Shqipërisë.

Zejnullahi: Me ftua asamble të vendeve të ndryshme, jo veç të Kosovës dhe Shqipërisë

Është dashur me bërë një organizim shumë më të madh, me ftua asamble të vendeve të ndryshme, jo veç të Kosovës dhe Shqipërisë, por me u bashku të gjithë bashkë”, u shpreh ajo.

Ndërsa, Fatmir Thaçi, i cili kishte ardhur enkas nga Gjermania për të festuar pavarësinë e Kosovës, theksoi se organizimi është i mirë, dhe spas tij, Kosova është duke shkuar me hapa të mirë.

Thaçi: Kam ardhur enkas për pavarësinë e Kosovës

“Kam ardhur enkas për pavarësinë e Kosovës.. Jemi shumë të gëzueshëm, organizimi ka qenë shumë i mirë, më ka pëlqyer shumë. Përndryshe, Kosova është duke shkuar në hapa të mirë, presim ditë më të mira... 4:10 Është dashur me u bë, po pritet çdo vit ma mirë me u bë”, theksoi Thaçi.

Ndërsa, Bajram Ademi shtoi se më mirë kishte me qenë të organizohet më ndryshe ky koncert.

Ademi:Me mundur ma pasur organizime më të mira

“Fort mirë...Me mundur më mirë kishte me qenë, më i madh më mirë”, shtoi Ademi.

Në fund edhe kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama i uroi të gjithë qytetarët për festën e pavarësisë.

Rama tha se sot është një ditë e mrekullueshme, siç tha ai “një ditë që është pritur me shekuj”.

Rama: Një ditë që me shekuj e kemi prit dhe tash e kemi

“Urime festa e pavarësisë, gjithë qytetarëve të kryeqytetit, gjithë Kosovës, shqiptarëve kudo që janë. Është një ditë e mrekullueshme sot, një ditë që me shekuj e kemi prit dhe tash e kemi. Ta festojmë me shëndet, me dashuri ndaj njëri tjetrit dhe me çdo të mirë për vendin tonë, shtetin e kombin tonë”, tha Rama.

Kosova ka shënuar sot 17-vjetorin e pavarësisë së saj. Me 17 shkurt 2008, kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shpallur Kosovën shtet të pavarur, demokratik e sovran.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat