Maqedonci: Krenaria për parakalimin e FSK-së, e njëjtë si marshimi i UÇK-së

Aktuale

Maqedonci: Krenaria për parakalimin e FSK-së, e njëjtë si marshimi i UÇK-së

Më: 17 shkurt 2025 Në ora: 16:32
Ejup Maqedonci

Ministri i Mbrojtjes në detyrë, Ejup Maqedonci, ka thënë se parakalimi i FSK-së dhe Policisë së Kosovës sot, dëshmojnë përkushtimin e vendit për siguri dhe mbrojtje territoriale.

“Parakalimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës, së bashku me Policinë e Kosovës, i organizuar për 17 vjetorin e Pavarësisë, është një shenjë e fuqishme e forcës dhe përkushtimit të Kosovës ndaj sigurisë dhe mbrojtjes së territorit të saj. Marshimi i tyre triumfues është një shenjë e qartë e vendosmërisë së shtetit tonë për ruajte të sovranitet, paqes e vazhdimin e progresit për anëtarësim në strukturat euro-atlantike”, ka shkruar ai.

Maqedonci ka kujtuar të rënët për liri, teksa ka ngre paralele mes parakalimit të FSK-së dhe marshimit të dikurshëm të UÇK-së.

“26 vite që nga përfundimi i luftës shumëçka ka ndryshuar por ndjena e krenarisë, emocionet mbesin përjetësisht me të gjithë ne, sikur 26 vite më parë kur marshoi Ushtria Çlirimtare e Kosovës edhe sot me po të njejtin emocion të përcollëm parakalimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ushtrisë tonë, simboli i triumfit të shtetin tonë të pavarur, Kosovës”, ka shkruar ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat