Qëndrimi i zëvendëskryeministrit të parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog të Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi në Varshavë, nisi me një takim bilateral me zëvendësministren për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Megi Fino, gjersa bashkërisht u shënua dhe 17- vjetori i Pavarësisë së shtetit tonë.
Në një komunikatë për media bëhet e ditur se Bislimi e falënderoi zëvendësministren Fino për urimet e saj të përzemërta në këtë ditë të veçantë.
Më tej, u bisedua për fuqizimin e bashkëpunimit e mbështetjes së ndërsjellë mes dy shteteve tona. U veçua rrugëtimi drejt integrimit evropian, si një proces i rëndësishëm për shtetet tona dhe për rajonin.
Në këtë takim, Bislimi shoqërohej dhe nga Shefi i Misionit të Kosovës në Poloni, ambasadori Drilon Gashi.