Kryetari i Bashkësi së Tiranës ka uruar 17 vjetorin e Pavarësisë Kosovë, duke thënë se është një ditë krenarie për sakrificat e së shkuarës dhe ditët më të ndritura që Kosova i ka përpara.
Ai nga burgu ka shkruar në Facebook se kjo është një ditë historike.
“Përqafime vëllazërore dhe urime të përzemërta për këtë ditë historike”, ka shkruar ai.
Përndryshe, Gjykata e Posaçme në Shqipëri, më 12 shkurt ka lënë nën masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
Ndërkohë GJKKO ka zbutur masën për Ajola Xoxën, bashkëshorten e kryebashkiakut, e cila nuk mund të dalë jashtë shtetit, por duhet të paraqitet në policinë gjyqësore. Xoxa duhet të shkojë në SPAK të premten e parë dhe të tretë të çdo muaji.
Mbi Veliajn dhe të tjerët rëndojnë një sërë akuzash si korrupsion, pastrim parash, shpërdorim detyre, fshehje e pasurisë.