“Pa bërë 18 vjet kam rënë në burg” – Hasani tregon se kur u burgos për herë të parë

Aktuale

“Pa bërë 18 vjet kam rënë në burg” – Hasani tregon se kur u burgos për herë të parë

Më: 17 shkurt 2025 Në ora: 19:11
Ish i burgosuri politik, Nait Hasani

Ish i burgosuri politik, Nait Hasani në “DPT te Fidani” ka treguar se kur ishte hera e parë që ai u burgos.

Derisa bëri të ditur se u burgos ende pa u bërë 18 vjeç

“Ilegales iu bashkova kur isha diku 17 vjeç e gjysmë kur kam ra në burg për herë të parë, kam ra në 83’tën”, tha Hasani.

“Kemi qenë bashkë me shokët në klasë, kemi diskutu, tani kemi lexu komunikatat, dhe aty ka lind frymëzimi që të ecim më tutje edhe ne”, vijoi tutje ai.

Derisa bëri të ditur se burgun e mbajtën për 3 vite e gjysmë më saktë ishte i burgosur nga 1983 deri në vitin 1987.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat