Presidenti shqiptar, Bajram Begaj, tha se Pavarësia e Kosovës ka ardhur si meritë e një përpjeje ttanike të një populli të padorëzueshëm.
“Pavarësia e Kosovës erdhi si meritë e përpjekjeve titanike të një populli që nuk u përkul dhe nuk u dorëzua kurrë ndaj padrejtësive dhe gjenocidit”, ka thënë Begaj në pritjen shtetërore të liderëve kosovarë në nder të Pavarësisë së Kosovës.
“Sot e përjetë nderojmë arkitektin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Ibrahim Rugovën, liderin dhe presidentin historik të Kosovës, dhe Adem Demaçin, nderojmë komandantin legjendar, Adem Jasharin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.
Begaj po ashtu nderoi dëshmorët dhe të gjithë ata që sakrifikuan për pavarësinë e vendit.