Mijëra qytetarë nderuan Prekazin në 17-vjetorin e Pavarësisë

Aktuale

Mijëra qytetarë nderuan Prekazin në 17-vjetorin e Pavarësisë

Më: 17 shkurt 2025 Në ora: 20:17
Prekaz

Përveç liderëve politikë, Prekazi, vendi i përjetësisë për lirinë e Kosovës, si çdo vit, më 17 shkurt, vizitohet nga shqiptarët e mbarë trojet shqiptare për t’u përkulur para sakrificës që solli lirinë e Kosovës.

Se sa flamuj kombëtarë e shtetëror valuan sot në Prekaz është e vështirë ta thuash. Edhe numri i shqiptarëve që ia mësyn kompleksit memorial, Adem Jashari, nuk dihet. Por,ajo që njëzëri thuhet, nuk ka si të jetë ndryshe, veçse lavdi e mirënjohje e përjetshme për Jasharajt që janë bërë simbol i lirisë së vendit.

Prekazi çdo 17 shkurt bënë bashkë mijëra shqiptarë, që përkulen para varrit të komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,Adem Jashari, dhe familjes se tij, para një historie te fuqishme për nga përmasat e saj të flijimit unikat, që do të ngriste çështjen e Kosovës në krye të agjendës botërore.

Përjetimi për secilin është ndryshe.

“Falë familjes Jashari dhe e këtij vendi historia e Kosovës ka marrë një kahe tjetër”, tha një qytetare.

Edhe rruga që shkon për te bunkeri i heroit u vërshua nga qytetarët.

Pas varrezave, edhe në kullë secili gjen copëza të historisë së lavdishme të Jasharajve.

“Celula e parë e çlirimit të Kosovës është te Jasharajt”, tha një tjetër qytetar.

Vizitorët nderuan 59 dëshmorët të rënë në betejën e familjes së komandantin legjendar Adem Jashari, aty ku përjetësisht u çimentua liria e Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat