Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka kujtuar momentin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
Ajo u shpreh se e ka të vështirë të flas për ditën e 17 shkurtit, pa i rindjerë emocionet e asaj dite, duke shtuar se ishte ftohtë, por ishte dita më e ngrohtë e një shekulli.
“Dhe e kam të vështirë të flas për 17 shkurtin vitit 2008 pa i ri ndjerë emocionet e asaj dite, sigurisht që ka qenë ditë e ftohtë, por ka qenë dita më e ngrohtë e një shekulli të tërë ka qenë dita kur kemi rilindur dhe kemi pas fatin e madh që të jetojmë një ditë për të cilën është sakrifikuar gjatë e shumë. Fat i madh për ne si gjeneratë që ta jetojmë atë ditë”, tha Çitaku.
Çitaku shtoi se atë ditë kishe qajtë për sakrificën dhe kishte qeshur për të gjallët.
“Kam qajtë për dhimbjen për sakrificën për çmimin e lartë që e kemi pagu, kam qajtë për ata që nuk janë më, por edhe kam qeshë për ne të gjallët që kemi pasur fatin e madh që ta jetojmë atë ditë”, tha Çitaku.