Incidenti në Mitrovicën e Veriut: lirohen 12 shqiptarët – policia jep detaje

Aktuale

Incidenti në Mitrovicën e Veriut: lirohen 12 shqiptarët – policia jep detaje

Më: 17 shkurt 2025 Në ora: 21:35 Përditësuar në ora: 21:35 më 17.03.2025
Foto ilustrim

Incident në Mitrovicën e Veriut: 12 shqiptarë, 10 prej tyre të mitur – ndalohen nga policia

12 persona, 10 prej tyre të mitur, janë ndaluar sonte nga policia e Kosovës pasi dyshohet se me vetura që kishin simbole kombëtare, kanë hyrë në qytetin e Mitrovicës së Veriut.

Kështu ka treguar për median, zëvendësdrejtori i Policisë në veri, Veton Elshani.

Ai tha se grupi u më pas u sulmua me gurë nga disa serbë, poashtu Elshani konfirmoi se kanë hapur rast për dëmtim kriminal se një veturë është goditur me gur.

“Janë ndaluar 12 persona, 10 të mitur, dyshohet se me flamuj shqiptarë kanë hy në Mitrovicë të Veriut. Dyshohet se disa serbë më pas i kanë sulmuar me gurë. I kemi ndalu dy vetura, në njërën veturë kanë qenë pesë të mitur, në veturën tjetër kanë qenë shtatë persona”, ka thënë ai.

Incidenti në veri, lirohen 12 personat që u ndaluan nga Policia

12 personat e ndaluar nga Policia e Kosovës pas festimit me flamuj shqiptare në Mitrovicë të Veriut tashmë janë liruar.

Kështu ka deklaruar për zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Veriut, Veton Elshani i cili tha se lidhur me rastin janë shqiptuar katër tiketa.

“Pas përfundimit të procedurave tona që të gjithë 12 personat janë liruar. Janë shqiptuar tiketa.

Tre për mungesë patentë shoferi (2 nga ta të mitur) dhe një për më shumë persona në automjet se sa është e lejuar (7 persona në një pikap)”, ka deklaruar ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat