Familja e Haki Imerit në përvjetorin e Pavarësisë: Ja dy liderët e vetëm që morën seriozisht ndërtimin e shtetit

Aktuale

Familja e Haki Imerit në përvjetorin e Pavarësisë: Ja dy liderët e vetëm që morën seriozisht ndërtimin e shtetit

Nga: N.E Më: 17 shkurt 2025 Në ora: 21:43
Foto ilustrim

Familja e Haki Imerit ka shfrytëzuar ërvjetorin e Pavarësisë së Kosovës për të bërë disa falenderime.

Përmes një shkrimi në Facebook, ata kanë falenderuar idetatorin dhe themeluesin nismetar të shtetit të Kosovës, Ibrahim Rugovën, themeluesin e UÇK-së, Adem Hamëz Jasharin, familjen e bacë Shaban Jasharit për flijim, si dhe NATO-n dhe SHBA-në.

“E falenderojmë ideatorin, themeluesin nismëtar të shtetit të Kosovës Ibrahim Rugovën.

E falenderojmë themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Adem Hamëz Jasharin.

E falenderojmë përjetë e mot bacën Shaban Jashari që luftoi dhe u flijua me familje për lirinë, pavaresinë e Kosovës. E falenderojmë NATON të drejtuara nga SHBA-ja që na çliruan nga okupatori serb”, shkruan familja e Haki Imerit.

Në fund, ata konsiderojnë se kryeministri Kurti dhe presidentja Osmani janë liderët e vetëm që pas pavarësisë e kanë marrë seriozisht ndërtimin e shtetit.

“E falenderojmë Kryministrin Kurti dhe Presidenten Osmani që janë liderët vetëm të pas pavarësisë që e kanë seriozisht ndërtimin e shtetit”, përfundon familja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat