Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë mesazhe urimi nga Mbreti i Arabisë Saudite, Salman bin Abdulaziz Al Saud, dhe Princi i Kurorës, Mohammed bin Salman, me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Në njoftimin e Presidencës theksohet se Mbreti Salman dhe Princi i Kurorës i kanë uruar Presidentes Osmani dhe popullit të Kosovës urimet më të përzemërta për përparim dhe zhvillim të vazhdueshëm.
"Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar mesazhe urimi nga Kujdestari i Dy Xhamive të Shenjta, Mbreti Salman bin Abdulaziz Al Saud, si dhe nga Princi i Kurorës dhe Kryeministri i Mbretërisë së Arabisë Saudite, Lartmadhëria e Tij Princi Mohammed bin Salman bin Abdulaziz Al Saud, me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Në mesazhet e tyre, Mbreti Salman dhe Princi i Kurorës i kanë uruar Presidentes Osmani dhe popullit të Kosovës urimet më të përzemërta për përparim dhe zhvillim të vazhdueshëm", thuhet në njoftim.