17 vjet shtet – mesazh urimi për Osmanin vjen edhe nga Austria

Aktuale

17 vjet shtet – mesazh urimi për Osmanin vjen edhe nga Austria

Më: 17 shkurt 2025 Në ora: 21:59
Vjosa Osmani, Alexander Van der Bellen

Kosova po feston.

Një mesazh urimi për nder të 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, për presidenten Vjosa Osmani erdhi edhe nga Austria.

Homologu i saj, Alexander Van der Bellen, në mesazhi e tij thekson lidhjet e forta që bashkojnë Austrinë dhe Kosovën, duke vënë në dukje se të dy vendet ndajnë vlera të përbashkëta evropiane dhe qëndrime të ngjashme mbi shumë çështje.

Presidenti austriak ka rikujtuar mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë për Kosovën dhe ka siguruar se kjo mbështetje do të vazhdojë edhe më tej në rrugën evropiane të Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat