Ish-presidenti, Fatmir Sejdiu ka thënë se “Flamuri i Dardanisë” nuk ka qenë ide dhe pjesë e përzgjedhjes së flamurit shtetëror.
“Flamujt janë djegur më herët. Nuk ka qenë mënyrë e duhur. Por flamuri i Dardanisë është në zyrën e Presidentit. Kam pasur trysni të hiqet por nuk e kam pranuar të hiqet, pasi është rregulluar me rregullore të veçantë. Flamuri i Dardanisë nuk ka qenë pjesë e përzgjedhjes, ka qenë kriteret e Ahtisarit dhe ishim pajtuar me to”, tha Sejdiu
Sejdiu ka treguar edhe për periudhën e para shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, ka pasur përgatitje që të ketë diversion politik në aspektin e “shpifjeve dhe të pavërtetave” nga një shtetas serbë në Kosovë, e i sponzorizuar direkt nga dy shtetet, Rusia e Serbia.
“Në Këshillin e Sigurimit dhe ardhja e tij në Prishtinë ka qenë ideja e imja. Në korrik të vitit 2006, motivi im ka qenë se le të vijnë dhe të shohin se cila është Kosova. E tij ka qenë le të shohin Kosovën, një të mirë kur serbët nuk kanë perspektivë. Ka pasur përgatitje që të bëhet diversion politik, i llojit të shpifjeve dhe të prezantimit pavërtetë asaj se ne nuk kemi jetë në Kosovë, se jemi të përndjekur dhe për të iu thane Këshillit të Sigurimit.
Ka qenë e sponsorizuar nga Rusia por edhe nga Serbia. Ai njeriu që ka pasur atë barrë ka qenë serbë, ose është paraqitur dhe ka pasur fjalë tjera. Ka pasur edhe qasja të tjera, deri në djegien e dy portave. Ka qenë test për dy anët, edhe për Serbinë se a guxon me lëvizë më andej por edhe për Kosovën se ka pasur edhe kësi njerëz që bëjnë kësi veprimesh, e duhet kujdes”, tha Sejdiu.
Sejdiu në “Debat Plus” të TV Dukagjinit ka theksuar se manifestimi i njerëzve të Kosovës të kudondodhur ka qenë një manifestim I veçantë I tyre pasi që nuk janë dalë jashtë vetvetes dhe kanë qenë shembull se si duhet festuar për gëzimin e shtetësisë së Kosovës.
“Një e veçantë është manifestimi i njerëzve të Kosovës. Janë përmbajtur dhe nuk janë dalur jashtë kontrolleve. Nuk janë harlisur. I kontrolluar në kuptimin pozitiv. As në Prizren, Prishtinë, Gjilan, e Berlin, Tiranë kudo që janë shkuar kanë qenë shembull se si duhet festuar”, shtoi Sejdiu.
Sejdiu ka thënë se sa i përket ndarjes së informacioneve rreth shtetformimit të Kosovës nuk ka bashkëbiseduar asnjëherë me njerëzit familjar të rrethit të ngushtë e të gjerë.
“Babai im ka qenë i burgosur politik, asnjëherë nuk më ka pyetur. As gruaja nuk më ka pyetur. As edhe me njerëzit e afërt”, shtoi ai.