Adnan Merovci tregon pse Ibrahim Rugova nuk shkoi asnjëherë në Prekaz

Aktuale

Adnan Merovci tregon pse Ibrahim Rugova nuk shkoi asnjëherë në Prekaz

Më: 18 shkurt 2025 Në ora: 06:19
Ibrahim Rugova dhe Adnan Merovci

Adnan Merovci, ish-bashkëpunëtor i Ibrahim Rugovës ka thënë se ish-presidenti, Rugova ishte i mirëpritur nga familja Jashari në Prekaz dhe kishte planifikuar një vizitë atje.

Madje ai tha se Rifat Jashari kishte thënë se “le të vjen dhe e pres në kryeshnosh më dashamirësi”.

Ai tha se shkuarja e tij ishte planifikuar me helikopter dhe për këtë kishin kontaktuar edhe KFOR-in, por që me pas është anuluar për shkaqe siç tha ai ‘të sigurisë’.

Tutje, ai tha se Rugova në momentin që ka vërejtur se prezenca e tij mund të shkaktojë një imazh të keq në popullin e vet ai është tërhequr.

“Mbas çlirimit dhe kthimit të Rugovës nga Italia ne kemi pasur le të themi një iniciative për të shkuar në Prekaz dhe kjo është gjë e ditur. Janë akteret e gjallë kush e kanë bërë. Njerëzit që kanë punuar në këtë drejtim është familja e 7 vëllezërve Geci dhe e kemi thirrur Halili dhe bashkë me Fadilin kanë shku kanë folur me bacën Rifat këto janë tani fjalë. Këto janë pastaj fjalë të kthyera dhe baci Rifat tekstualisht ka thënë le të vjen, e pres në kryeshnosh, bile bile  me dashamirësi… dhe kemi organizuar shkuarjen në Prekaz.

Pse nuk është bërë? Kam kontaktuar me KFOR-in dhe helikopteri ka qenë i gatshëm me na dërgu atje nga Kosovafilmi. Kanë ardhur disa fjalë dhe informata që e kanë bërë të dyshimtë çështjen e jo të sigurisë, thuhet të sigurisë së Rugovës që kanë si më thënë ambicie jomikpritëse në Prekaz rreth kësaj. Rugova në momentin që ka vrenjtur se prezenca e tij mund të shkaktojë një imazh të keq në popullin e vet, ai i pari ka qenë që është shmangur, përkundër marrjes së barrës së mosshkuarjes…“ka deklaruar ai në emisionin “Info Nata".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat