Bislimi në Varshavë flet për rënien e faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve – ka këto fjalë

Aktuale

Bislimi në Varshavë flet për rënien e faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve – ka këto fjalë

Më: 18 shkurt 2025 Në ora: 11:15
Besnik Bislimi

Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, ka udhëtuar drejt Polonisë ku do të marrë pjesë në një takim joformal të Këshillit për Çështjet të Përgjithshëm të BE-së.

Bislimi ka përmendur atë që ka ndodhur me faqen e KQZ-së në mbrëmjen e 9 shkurtit, duke e trajtuar si një kërcënim të sigurisë evropiane.

“Jam shumë i lumtur që jam në Poloni sot për të diskutuar sot me kolegët nga ministritë evropiane për një formë shumë të veçantë të kërcënimeve të sigurisë për kontinentin në një moment shumë të rëndësishëm. Ne kemi pasur zgjedhje javën e fundit dhe kemi përjetuar këtë formë speciale të kërcënimit të sigurisë lidhur me sulmet që i kanë ndodhur faqes së KQZ-së”, ka thënë Bislimi.

Ai gjithashtu ka folur edhe për “prodhim” të përmbajtjes “deep fake”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat