Këto janë proceset që duhet të kryhen para shpalljes së rezultateve përfundimtare- ja sa zarfe të fletëvotimeve janë refuzuar nga diaspora

Aktuale

Këto janë proceset që duhet të kryhen para shpalljes së rezultateve përfundimtare- ja sa zarfe të fletëvotimeve janë refuzuar nga diaspora

Më: 18 shkurt 2025 Në ora: 12:58 Përditësuar në ora: 19:30 më 18.02.2025
Valmir Elezi

Nëntë ditë pas zgjedhjeve, KQZ larg numërimit të votave të diasporës

Edhe pse kanë kaluar nëntë ditë nga dita e votimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ende nuk ka caktuar një datë për fillimin e procesit të numërimit të votave nga diaspora, votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta.

Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, numërimi i këtyre votave mund të fillojë vetëm pasi të përfundojë vlerësimi i votave të ardhura nga jashtë Kosovës.

Deri më tani, rreth gjysma e këtyre votave janë verifikuar.

Sa i përket votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta, Elezi sqaroi se numërimi i tyre do të nisë pasi të përfundojë numërimi i votave të rregullta në qendrat komunale të numërimit.

“Numërimi i votave nga jashtë Kosovës, votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta do të fillojë pas përfundimit të numërimit në qendrat komunale dhe pasi të kryhet vlerësimi nga shërbimi votues i KQZ-së. Nuk mund të caktoj një datë të saktë, por do t’ju njoftojmë sapo gjithçka të jetë gati,” deklaroi Elezi në një konferencë për media.

Ai theksoi se KQZ-ja po bën përpjekje maksimale për të përfunduar sa më shpejt procesin, duke siguruar një numërim të saktë të votave.

“Përveç shpejtësisë, e rëndësishme është që vullneti i qytetarëve të numërohet me saktësi,” shtoi ai.

Sipas të dhënave të KQZ-së, numri i shtetasve të regjistruar për të votuar jashtë Kosovës ishte 104,924.

Nga ta, 20,324 persona ishin regjistruar për të votuar në përfaqësitë diplomatike, ndërsa 15,352 persona kanë realizuar të drejtën e tyre të votës. Përmes postës ishin regjistruar 84,600 votues.

Po ashtu, numri i zarfeve me fletëvotime nga votimi me kusht është 12,801, të cilat do të verifikohen duke u krahasuar me listën e votuesve të nënshkruar në vendvotime të rregullta.

Ndërkohë, votat e personave me nevoja të veçanta janë gjithsej 2,597.

Numërohen 78 për qind të votave për kandidatë për deputetë dhe subjekte politike

Deri më tani janë numëruar rreth 78 për qind të votave për kandidatë për deputetë dhe subjekte politike. Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili foli edhe për pakot e fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës.

Elezi, tha se që nga 9 shkurti, kur ka filluar vlerësimi i tyre, deri më tani këtij procesi iu janë nënshtruar rreth 28 mijë e 99 pako, prej të cilave janë aprovuar 26 mijë e 13, ndërsa 2 mijë mijë tjera janë refuzuar.

Shkaku i refuzimit, sipas tij është se janë dërguar nga persona që janë anuluar gjatë regjistrimit si votues jashtë Kosovës dhe iu ka munguar dëftesa e regjistrimit apo janë dërguar më shumë se njëherë.

“Lidhur me numërimin e votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikim e rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime në Qendra Komunale të numërimit, ju njoftoj se deri më 18 shkurt në orën 16:00 janë numëruar rreth 78 për qind të vendvotimeve apo rreth 1 mijë e 970 nga dy mijë e 533 sosh. Ju njoftoj se, është duke vazhduar procesi i vlerësimit të pakove në fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës, respektivisht nga votimi përmes postës nga data 9 shkurt, kur ka filluar vlerësimi apo verifikimi i pakove në fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës, deri më tani me 18 shkurt këtij procesi iu janë nënshtruar rreth 28 mijë e 99 pako prej të cilave janë aprovuar 26 mijë e 13, ndërkaq janë refuzuar dy mijë e 57. Arsyeja pse janë refuzuar këto dërgesa postare, është se ato janë dërguar nga persona që janë anuluar gjatë regjistrimit si votues jashtë Kosovës iu mungon dëftesa e regjistrimit, apo janë dërguar më shumë se një herë”, tha Elezi.

Elezi, ka shtuar se ky proces i numërimit të votave, do të përmbyllet brenda pak ditësh.

Në përgjithësi, numri i shtetasve të Kosovës të regjistruar për të votuar jashtë Kosovës ishte 104 mijë e 924, prej të cilëve 20 mijë e 324 ishin regjistruar për votim në përfaqësi diplomatike dhe votuan 15 mijë 352, ndërkaq për votimin përmes postës ishin regjistruar 84,600 shtetas.

Duke u mbështetur në të dhënat e KQZ-së, numri i zarfeve me fletëvotimeve nga vendvotimet me kusht është 12 mijë e 801, të cilat gjithashtu do t’i nënshtrohen verifikimit, i cili përfshin krahasimin me listën e votuesve të nënshkruar në vendvotime të rregullta. Ndërkaq, numri i votave të personave me nevoja të veçanta është 2 mijë e 597 vota. 

Refuzohen mbi 2 mijë zarfe me fletëvotime nga diaspora

Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ’së, gjatë një konference ka treguar se procesit të vlerësimit i janë nënshtruar 28 mijë e 99 pako nga votimi jashtë Kosovës.

Prej tyre 2 mijë e 57 pako janë refuzuar.

“Ndërkaq lidhur me aspektet tjera të procesit zgjedhor ju njoftojmë se po vazhdon procesi i vlerësimit të pakove me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës, respektivisht nga votimi përmes postës. Nga data 9 shkurt kur ka filluar vlerësimi i tyre dhe deri më tani këtij procesi i janë nënshtruar rreth 28 mijë e 99 pako prej të cilave janë aprovuar 26 mijë e 13, ndërkaq janë refuzuar 2 mijë e 57.”

Arsyeja e refuzimit të tyre, Elezi thotë se është që “ato janë dërguar nga persona që janë anuluar gjatë regjistrimit si votues jashtë Kosovës, u mungon dëftesa e regjistrimit apo janë dërguar më shumë se një herë”.

Elezi shtoi se gjatë votimit përmes postës KQZ ka pranuar 69 mijë pako me fletëvotime dhe në fund do të dihet numri i pakove që do t’i nënshtrohen numërimit.

Zëdhënësi i KQZ’së tregon se cilat procese duhet të kryhen para shpalljes së rezultateve përfundimtare

Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, në një konferencë për media, ka thënë se po vazhdon puna për shpalljen e rezultateve përfundimtare për subjekte dhe kandidatë për deputetë.

Ai ka treguar se cilat punë duhet të kryhen para se të shpallen rezultatet përfundimtare.

“Deri në shpalljen e rezultateve përfundimtare KQZ duhet të numërojë votat e kandidatëve për deputetë dhe të bëjë verifikimin e votave të subjekteve politike nga formularët që janë plotësuar në vendvotime.

 Të bëjë numërimin e votave me kusht, personave me nevoja të veçanta, votat nga votimi jashtë Kosovës dhe pasi të vendoset për ankesat eventuale nga PZAP, Gjykata Supreme dhe pas  përfundimit të të gjitha procedurave në qendrën e numërimit dhe rezultateve”, tha ai.

KQZ sot mban konferencë për media

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot do të mbajë konferencë për media në sallën e sporteve “1 Tetori”.

Sipas njoftimit, aty pritet të paraqitet progresin e numërimit të vendvotimeve dhe verifikimin e pakove me fletëvotime që i takojnë votimit jashtë Kosovës përmes postës.

Konferenca pritet të mbahet në ora 17:00.

“Ju njoftoj se sot (e martë, 18 shkurt 2025, ora 17:00) në Qendrën Komunale të Numërimit në komunën e Prishtinës, në sallën e sporteve “1 Tetori” do të mbaj konferencë për media për të paraqitur progresin e numërimit të vendvotimeve dhe verifikimin e pakove me fletëvotime që i takojnë votimit jashtë Kosovës përmes postës.”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat