​Begaj: Kosova e pavarur është një realitet që s’kthehet asnjë herë më prapa

Aktuale

​Begaj: Kosova e pavarur është një realitet që s’kthehet asnjë herë më prapa

Më: 18 shkurt 2025 Në ora: 13:21
Bajram Begaj

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka thënë se Kosova e pavarur është një realitet që s’kthehet asnjë herë më prapa.

Ai tha se ndihma e Shqipërisë ndaj Kosovës është ndihmë për shqiptarinë.

Ne duhet të qëndrojmë bashkë krah për krah në çdo sferë”, tha ai.

Këto komente Begaj i bëri me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, në një ceremoni të veçantë, ku nën patronatin e presidentes Vjosa Osmani, u ndan Dekorata Presidenciale, për personalitete të shquara vendore dhe ndërkombëtare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat