​Osmani ndan dekorata presidenciale

Aktuale

​Osmani ndan dekorata presidenciale

Më: 18 shkurt 2025 Në ora: 13:29
Foto nga vendi i ngjarjes

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka ndarë titullin hero i Kosovës, Shaban Jasharit.

Osmani, në një ceremoni të veçantë për nder të shtatëmbëdhjetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, thekoi se familja Jashari është themeli i lirisë së Kosovës.

Krahas kësaj, Osmani ndau urdhrin hero dhe heroin e Kosovës edhe për Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin.

E para e vendit tha se shteti i Kosovës njeh sakrificën e të gjithëve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Osmani për nder të 17 vjetorit të pavarësisë, ndau dekorata presidenciale, për personalitete të shquara vendore dhe ndërkombëtare që kanë kontribuar për lirinë dhe pavarësinë e vendit.

Në këtë ceremoni morri pjesë edhe presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili ka thënë se Kosova e pavarur është një realitet që s’kthehet asnjë herë më prapa.

Ai tha se ndihma e Shqipërisë ndaj Kosovës është ndihmë për shqiptarinë.

“Ne duhet të qëndrojmë bashkë krah për krah në çdo sferë”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat